Thirrja e Jahmir Hykes: Palermo me merr

25/06/2009 08:55

Sezoni jo i mire te Mainc ne Bundesligen II gjermane nuk e ka ndaluar Jahmir Hyken qe te terheqe vemendjen e disa klubeve europiane.

Mes tyre, e interesuar per sherbimet e mesfushorit te Kombetares shqiptare eshte edhe Palermo nga Seria A. “Kam biseduar me menaxherin tim, i cili me ka bere te ditur se Palermo me kerkon”, deklaroi 21-vjeçari.

“Per mua do te ishte nje enderr te luaja me kete skuader. Shoku im, Ujkani, me ka folur shume mire per qytetin dhe per kete piace. Do te me pelqente te luaja ne eliten e futbollit italian. Di edhe se presidenti i sicilianeve, Zamparini, eshte nje njeri per se mbari”. Hyka ka folur edhe rreth mundesive per t’u transferuar ne radhet e zirozeve. “Shanset qe te luaj te Palermo jane 50 me 50. Menaxheri im me tha se mund te gjendet nje akord. Drejtuesit e kesaj skuadre kane biseduar me Maincin dhe do te isha i lumtur nese ata do te arrinin marreveshjen”.

Duke pershkruar veten per tifozet palermitane, ish-lojtari i Tiranes shtoi: “Zoteroj teknike te mire dhe jam mjaft i shpejte me topin. Kam zhvilluar ndeshje te mira kunder Milanit dhe perfaqesueses U-21 te Italise. Mendoj se jam nje perzierje ndermjet Mikolit dhe Simplisios”. Nderkohe, ne anen tjeter te telefonit, vellai, i cili qendronte prane tij peshperiste: “eshte me i mire se Mesi, Jahmiri eshte me i talentuar se Mesi”. Por, duke qendruar me kembe ne toke dhe mes buzeqeshjes, lojtari tha: “Jo, vellai im ben shaka. Me duhet ende edhe shume pune per te arritur ne nivele te tilla”.

Me tej, Hyka flet sikur transferimi te Palermo ka perfunduar. Ai jep edhe nje mendim per drejtuesin e ri te stolit, Valter Zenga. “eshte nje trajner i mire, ka drejtuar Katanian dhe arriti t’i siguronte mbijetesen kesaj skuadre. Per mua do te ishte diçka e bukur te stervitesha prej tij. Per me teper qe do te luaja perkrah Kavanit dhe mbi te gjitha ne te njejtin ekip me Mikolin. Palermo po punon mire per ndeshjet ne kupat e Evropes, mund te jete piaca ideale per mua”, ishte komenti i mesfushorit.

Rreth ketij transferimi palet kane diskutuar nje here ne fund te muajit maj, por gjithçka pritet te vendoset ne takimin e ardhshem mes paleve. Nje alternative per mesfushorin jane edhe zviceranet e Bazelit.
 

Top Channel