Mosley: Formula 1 nuk do me mungoje

25/06/2009 17:50

Pas deshtimit ne perballjen me Fota-n, presidenti i FIA-s, Max Mosley pranon se Formula 1 nuk do t’i mungoje pasi te largohet ne tetor perfundimisht nga kjo detyre.

“Formula 1 nuk do me mungoje dhe jam shume i kenaqur nga ajo qe kam arritur”, shprehet Mosley ne nje interviste, duke shtuar se pasardhesi i tij duhet te punoje per te reduktuar aeredinamiken cka do siguroje spektakel dhe parakalime.

“Besoj se kemi arritur nje kompromis te arsyeshem. Kerkoja uljen e kostove dhe mendoj se Montezemolo e ka kuptuar qe ne fillim kete gje. Gjithesesi jam i kenaqur sepse po i le pasuesit nje Formula 1 te shendetshme”, shprehet Mosley.

Ne fund, ai ka shtuar se nuk ka asnje kritike per menyren se si u trajtua ceshtja e buxhetit, por shtoi se gjithcka mund te ishte arritur me thjeshte, me shpejt dhe ne menyre me te qarte.

Top Channel