Mesi: Reali u forcua? Ne jemi me te miret…!

25/06/2009 15:10

Lionel Messi i ka perfunduar pushimet verore te kaluara ne Rosario duke u rikthyer ne qender te vemendjes se futbollit spanjoll.

Argjentinasi nuk ka lene jashte vemendjes levizjet e fundit ne radhet e Real Madrid qe eshte perforcuar me dy lojtare te klasit boteror, Kaka dhe Cristiano Ronaldo. “Enderroj nje tjeter triplete por e di qe do jete shume e veshtire. Mesa duket Reali po krijon nje skuader shume te forte por ne kemi grupin tone”, thekson “pleshti”.

Sulmuesi argjentinas nuk preferon te zgjedhe mes Kaka dhe Iniesta. “Jane te ndryshem dhe secili ka talentin e tij. Andres eshte nje fenomen ne rolin e tij, ashtu si Kaka ne rolin qe ka”, shton lojtari.

Aktualisht Barcelona nuk ka kryer asnje levizje ne merkato, por Messi nuk shqetesohet per kete. “Kemi nje skuader qe ka fituar tre tituj, jo pak apo jo? Kjo na ben te ndihemi me te miret dhe askush nuk mund ta mohoje kete”, shton sulmuesi, i cili fton bashkekombasin Mascherano te bashkohet me skuadren katalanase.

Top Channel