KiE: Teherani te lejoje hetimet

25/06/2009 16:30

Autoritetet iraniane duhet te lejojne zhvillimin e nje hetimi “te pavarur dhe te besueshem”.

Eshte ky apeli qe Keshilli i Evropes i ka drejtuar Teheranit, te cilit i ka kerkuar qe hetimi te verifikoje vertetesine e akuzave per manipulime elektorale te bera nga opozita.

Lidhur me situaten ne Iran, KiE ka miratuar sot edhe nje rezolute qe permban kerkesat e siperpermendura.

Organizmi evropian ka kerkuar gjithashtu lirimin e menjehershem te rreth 600 personave te arrestuar ne ditet e fundit.

Top Channel