Iran arrestohen 70 profesore

25/06/2009 12:25

Autoritetet iraniane te rendit arrestojne 70 profesore dhe docente te universiteteve te Teheranit.

Intelektualet jane arrestuar pas takimit qe kane patur me liderin e protestave paszgjedhore dhe kundershtarin e Ahmedinejad, Mir Hosein Moussavi.

Lajmi behet i ditur nga faqja e e internetit e vete ish-kandidatit per president, Moussavi.

Takimet me profesoret dhe docentet e universiteteve iraniane, Moussavi i ka organizuar pas protestave te pergjakshme ne rruget e Teheranit.

Ngrihet gjykata speciale

Qeveria iraniane ka ngritur nje gjykate speciale per te ndaluarit e protestave. Kjo gjykate do te shqyrtoje rast pas rasti te gjithe ata persona qe organizuan zgjedhjet dhe manifestimet disaditore ne Teheran, pas zgjedhjeve presidenciale.

Nderkohe shteti iranian ka urdheruar gazetaret nderkombetare qe te mos raportojne nga rruget dhe puna e tyre te behet neper zyra.

Gjate protestave, policia perdori shkopinjte e gomes per te shperndare turmen. Sipas televizionit Al Arabiya, disa persona jane plagosur, ndersa per gazeten britanike “The Guardian”, nje person ka mbetur i vdekur.

Top Channel