Fabregas: Dua te iki

25/06/2009 13:25

Mesfushori spanjoll dhe kapiteni i ekipit te Arsenalit Cesc Fabregas ka shprehur deshiren e tij per tu larguar nga ekipi londinez me arsyen e pamundesise per te arritur trofeun “Topi i Arte” tek ky ekip.

“Mungesa e fitimit te nje titulli te rendesishem eshte ajo qe me merzit me shume. Cristiano Ronaldo iku nga Manchester United sepse nuk kishte c’te fitonte me me kete ekip ndersa per mua eshte krejt e kunderta, une dua te largohem pikerisht nga pamundesia per te fituar dicka te rendesishme me Arsenalin”- tha Fabregas.

Fabregas i cili ka ardhur tek Arsenal ne vitin  2003 ka fituar vetem nje trofe me kete ekip qe eshte edhe trofeu i fundit i fituar nga “topcinjte” e Londres me 2005 kur munden ne finalen e “FA Cup” Manchester United.

Top Channel