Boateng prefron Ganen, braktis Gjermanine

25/06/2009 15:40

Mesfushori i Tottenham, Kevin-Price Boateng i lindur ne Berlin nga nje emigrant nga Gana, mund te luaje per kombetaren afrikane dhe jo per Gjermanine.

Eshte vete Boateng qe ne nje interviste per “Sport Bild” qe ka shprehur deshiren per te luajtur me fanelen e vendit nga rrjedh origjina e tij. “Tashme dua te rritem edhe me shume profesionalisht dhe mendoj se Gana do ma jape kete mundesi”, shprehet lojtari qe kete sezon ka luajtur ne forme huazimi me Borusia Dortmund.

Ky vendim nuk eshte i paligjshem per ish lojtarin e shpresave te Gjermanise pasi FIFA ka bere nje modifikim  ne normat ligjore qe i lejon lojtaret poshte moshes 22 vjec te ndryshojne kombetare nese kane shtetesi te dyfishte dhe nese nuk kane luajtur asnje ndeshje me kombetaren e te rriturve.

Top Channel