Trabzospori, skuadra e 11 qe kerkon Ervin Skelen

24/06/2009 08:35

Saga per Ervin Skelen duket se nuk ka fund. Renia e skuadres se tij, Energi Kotbuz, ne Bundesligen 2, ne fund te ketij sezoni, ka bere qe kontrata, e cila e lidh me klubin gjerman, te zhvleftesohet automatikisht, duke e nxjerre ate ne tregun e futbollisteve si lojtar i lire.

Fantazisti shqiptar tashme eshte shnderruar ne nje objekt deshirash per shume skuadra te njohura europiane, te cilat kerkojne me çdo kusht te perfitojne sherbimet e tij.

E reja me e fundit vjen nga shtypi gjerman, i cili dje ka konfirmuar se pas Bursasporit, ne gjurmet e Skeles eshte vene edhe nje tjeter skuader turke. Behet fjale per Trabzosporin. Sikurse shkruhej ne shtypin gjerman, mesfushori i Kombetares kuqezi se shpejti do te hyje ne bisedime me klubin turk.

Kjo skuader shikohet si nje mundesi e mire per transferimin e fantazistit ne rast te nje oferte te kenaqshme financiare. Trabzospori i ofron Skeles nje mundesi shume te mire per te luajtur ne Kupat e Europes, pasi ekipi do te marre pjese ne turin e katert te Europa League.

Interesant eshte fakti se Trabzospori nuk eshte ekipi i vetem qe interesohet per play-makerin shqiptar. Madje, skuadra turke eshte e 11-ta ne radhe. Me pare per Skelen jane interesuar edhe skuadra nga Gjermania, si Mainci e Borusia Mynshengladbah te Bundesliges 1 dhe Kolbenci e Aminia Bielefeld te Bundesliges 2.

Skela admirohet edhe ne kampionatin italian nga Kaljari i Serise A, por edhe Torino e Serise B. Edhe Olimpiakos dhe AEK-u i Athines nga kampionati grek duan ta bejne te vetin shqiptarin, ndersa Bursaporti nga kampionati turk ka shprehur gatishmerine per t’i ofruar atij nje vend ne skuader.

Nderkohe qe si favorit ne kete gare shihen edhe zviceranet e FC Bazelit, te cilet sipas “Bild”-it mund te realizojne shume shpejt marreveshjen per kete transferim. Edhe pse Kotbuzi ra nga Bundesliga, ne nje analize te bere nga specialistet gjermane, Skela eshte perzgjedhur si nje nder lojtaret me te mire te sezonit per kete skuader.

Top Channel