Rossi, ne Assen per fitoren numer 100

24/06/2009 19:55

Valentino Rossi ka mundesine me te mire qe te arrije fitoren numer 100 ne karrieren e tij gjate kesaj fundjave ne pisten e Assen-it, ku synon te marre edhe kreun e klasifikimit i vetem.

Kampioni i botes dhe Yamaha e tij treguan nje forme fantastike ne Katalonje dhe kete avantazh “doktori” kerkon ta shfrytezoje edhe ne Holande. “Assen-i eshte nje piste shume e vecante dhe tashme eshte bere me e bukur pas modifikimeve. Vitin e shkuar preka piken me te ulet te sezonit, prandaj dua te dhuroj nje paraqitje pozitive”, shprehet italiani. Ne vijim, ai shton se tifozet holandeze meritojne spektakel pasi jane shume te zjarrte perhere.

“Pas Barcelones e dime se jemi shume te forte por duhet te vazhdojme keshtu. Ne Montmelo zhvilluam nje gare fantastike por kampionati eshte i hapur. Kemi ende shume rruge per te bere dhe duhet te jemi shume te shpejte”, perfundon “doktori”.  

Top Channel