Pakistan, sulm amerikan, vdesin 50 vete
24/06/2009 10:30
Me teper se 50 persona u vrane ne Pakistan, gjate nje sulmi per te cilin zyrtaret thone se u krye nga nje avion amerikan pa pilot.
Ngjarja ndodhi ne nje zone bastion te talebaneve ne Vaziristanin jugor. Viktimat ishin pjesemarres ne funeralin e nje komandanti taleban i cili ishte vrare me heret po ne nje sulm ajror amerikan.
Ne kete kohe edhe ushtria pakistaneze po pergatiste nje ofensive te madhe ne rajon.
Njoftohet se te pakten tri raketa rane mbi fshatin ku po behej varrimi, por ushtria amerikane nuk e konfirmon sulmin. Sipas BBC, gjate harkut kohor te nje viti ne Vaziristan jane vrare te pakten 340 persona nga sulmet e ushtrise amerikane.
Top Channel