Kupa e Konfederatave, SHBA kerkon fitoren

24/06/2009 15:45

SHBA nuk ka ndermend te dorezohet ne gjysmefinalen e Kupes se Konfederatave edhe pse kualifikimi deri ne kete faze u arrit fale nje mrekullie.

Kunder Spanjes, trajneri Bob Bradley ka menduar nje plan te sakte. “Kunder nje skuadre shume te afte kur ka topin ne kembe, do luajme edhe ne futbollin tone, perndryshe do pesojme. Edhe ne mund te luajme mire dhe te veme nen presion mbrojtesit e tyre. Nje plan i mire loje dhe impenjimi i te gjitheve. Lojtaret e mi kane shume besim”, shprehet Bradley.

Ne vijim, ai ka injektuar optimizmin, duke thene se SHBA nuk hyn ne fushe duke menduar se humbja eshte e sigurt. “Shpresojme te fitojme. Mendojme se mund te ecim shume dhe ky eshte qellimi jone. Do bejme me te miren dhe me pas do te shohim se cfare mund te ndodhe”, perfundon tekniku amerikan. 

Top Channel