
Ne nje ndeshje te zhvilluar ne Helsingborg kunder Bjellorusise italianet e rinj kane arritur te fitojne me rezultatin 2-1 duke siguruar edhe nje vend ne gjysmefinalet e Euro Under 21.
Ndeshja eshte nisur me vrull nga italianet por do te ishin bjelloruset ata qe do te shenonin ne minuten e 45 te pjeses se pare. Atehere kur pritej qe pjesa e pare te mbyllej ne avantazh te bjelloruseve, topi preket me dore nga kapiteni bjellorus brenda zones dhe gjyqtari akordon nje 11 metersh. Nga pika e bardhe Aquafresca nuk gabon dhe ekipet shkojne ne dhomat e zhveshjes ne barazim 1-1.
Pjesa e dyte nis serish me italianet ne sulm ndersa bjelloruset organizojne disa kundersulme te rrezikshme. Ne minuten e 75 do te jete serish Acuafresca i cili pas nje kombinimi Giovinco Marchisio del i zbuluar me porten dhe shenon golin e avantazhit.
Te rinjte axurr do te ndeshen me Gjermanine te premten per te percaktuar edhe finalisten e pare.
Top Channel