Curri: Do me pelqente kalimi te Hamburg

24/06/2009 08:30

Hamburgu hedh syte nga supermerkato “Shqiperi” per perforcimet e sezonit te ardhshem. Pas Lorik Canes, gjermanet kane shprehur interesim edhe per mbrojtesin Debatik Curri.

Kuqeziu ka konfirmuar se zerat per t’u bere pjese e kontingjentit te drejtuar nga trajneri Bruno Labadia nuk jane thjesht spekulime. “Po, eshte e vertete se Hamburgu ka shprehur interes per sherbimet e mia. Nuk jane thjesht zera te merkatos”, deklaroi 25-vjeçari.

“Perfaqesuesit e klubit gjerman me kane vezhguar ne ndeshjet me Kombetaren shqiptare. Gjithsesi, deri me tani nuk ka ardhur asnje oferte konkrete”.

Pasi e mbyllen edicionin 2008-‘09 te Bundesliges ne vendin e peste, skuadra nga “HSH Nordbank Arena” do te luaje ne turin e trete eliminator te Europa League. Curri pranon se, nese gjermanet do te paraqiten me nje oferte, ai eshte i gatshem ta provoje kete aventure te re. “Çdo futbollist deshiron te luaje ne kampionatet elitare te Europes. Bundesliga eshte njera prej tyre. Kjo do te ishte nje mundesi shume e mire per mua dhe per karrieren time si profesionist”.

Gjithsesi, “xholi” kuqezi saktesoi se eshte ende nen kontrate me Vorskla Poltaven, me te cilen fitoi Kupen e Ukraines dhe pritet te luaje ne turin e katert eliminator te Europa League, perkrah skuadrave te medha kontinentale si Roma, Lacio, Herta e Berlinit, Verder Bremen, Vijareal, Valencia, Everton e Ajaks.

“Per momentin kartoni im eshte ne pronesi te Vorskles. Nese Hamburgu deshiron qe te me bleje, me pare duhet te flase me drejtuesit e klubit. Gjithçka varet vetem nga negociatat mes paleve”, shtoi mbrojtesi i krahut te majte.

Si pjese e perhershme e Kombetares, ku eshte nje titullar i padiskutueshem, Curri ka terhequr vemendjen e shume skuadrave nga kampionati ukrainas, rus, rumun, francez e turk.

Ai shihet si nje lojtar mjaft i rendesishem edhe per faktin se perveç krahut te majte te mbrojtjes, mund te aktivizohet edhe ne qender te repartit difensiv, apo edhe si mesfushor. Pavaresisht interesimit, kuqeziu u paraqit ne kampin stervitor te Vorsklas pas nje periudhe relativisht te shkurter pushimi.

“Nuk u relaksova gjate. Me 6 dhe 10 qershor isha i impenjuar me ekipin perfaqesueses dhe kam qendruar vetem nje jave pushim. eshte e kuptueshme qe e shfrytezova kete moment per te kaluar pak kohe prane familjes sime”.

Me tej ai rrefeu edhe per jeten ne Ukraine, duke u shprehur i kenaqur: “Jetoj ketu prej kater vjetesh. Ka qene nje periudhe e jashtezakonshme. Ishte hera e pare qe jetoja larg familjes sime ne Kosove, por besoj se ka qene nje zgjedhje shume e mire per mua. Ndodhem ne nje skuader te mire, e cila lufton per vendet e para dhe jam i lumtur qe arritem te fitonim Kupen, duke i dhuruar klubit dhe tifozeve trofeun me te rendesishem ne histori”.
 

Top Channel