Chievo Verona ndjek talentin shqiptar, Filipi

24/06/2009 15:15

Brian Filipi mund te behet lojtari i dyte shqiptar i skuadres modeste te Serie A, Chievo Verona.

Fantazisti i Ravenes dhe i kombetares U-19 mund te luaje shume shpejt me fanelen e skuadres se Chievo-s ne nivelet me te larta te futbllit italian. Kartonin e lojtarit e ka Palermo dhe Ravena ku edhe luajti i huazuar gjate sezonit te kaluar.

“Eshte nje sulmues i dyte shume i levizshem, shume i zoti per moshen qe ka. Mund te luaje edhe si sulmues anesor. Eshte nje djalosh qe ka shume per te mesuar dhe qe eshte rritur shume ne kete periudhe. Ka rene ne sy ne te gjitha rastet qe i eshte dhene mundesia per te luajtur”, shprehet trajneri i Ravenas, Aztori.

Nderkohe, sulmuesi kuqezi Erjon Bogdani ka bere gati valizhet per t’u larguar nga Chievo Verona. 

Top Channel