Pazaret e droges, merret peng lazaratasi

23/06/2009 08:35

Nje pengmarrje spektakolare ka ndodhur ne qender te lagjes “18 shtatori” ne Gjirokaster. Tre trafikante droge te skeduar nga policia si pjesetare te “grupit te transportuesve” nga Tepelena, kane marre peng nje “kolegun” e tyre nga Lazarati.

Pengu eshte çuar ne fshatin Luftinje te Tepelenes, ku eshte mbajtur per disa ore dhe pas nderhyrjes se bluve te Tepelenes, te mbeshtetur nga agjente dhe specialiste te antiterrorit ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Gjirokastres, eshte bere lirimi i tij dhe arrestimi i njerit prej pengmarresve.

Nderkohe mesohet se pengu, 26-vjeçari me inicialet S.Ç. eshte prangosur nga policia per ndryshime te deklaratave qe ka dhene ne polici, qe kane pasur per qellim zbutjen e pozitave te pengmarresve te tij, dy prej te cileve te shpallur ne kerkim.

Top Channel