Norvegjezet: Short mesatar

23/06/2009 08:40

Menjehere pasi norvegjezet kane mesuar per hedhjen e shortit te Champions League ne Nion ne Zvicres, i jane futur punes per te kerkuar informacione per kundershtarin shqiptar te Stabaek.

“Eshte nje short interesant. Por per momentin eshte veshtire te thuash se sa i forte mund te jete kundershtari, por brenda pak diteve do te kemi me shume njohuri rreth tyre. Mund te konsiderohet nje short mesatar per ne”, eshte shprehur dje kapiteni i skuadres, Morten Skjonsberg Budstikka. Kapiteni i Stabaekut nuk ka qene i vetmi qe ka komentuar kete perballje.

“Tirana ka fituar titullin kampion te Shqiperise dhe ka marre pjese shume here ne Kupat e Europes. Do te mundohemi te dergojme nje vezhgues ne Shqiperi, per te ndjekur ne stervitje kundershtarin tone”, ka theksuar drejtori sportiv i norvegjezeve, Lars Bohinen. Gjithsesi drejtuesi i Stabaek mendon se nuk behet fjale per nje short te lehte.

“Ishin mundesite qe te kishim nje short me te lehte. Por u mesua se do te duhet te ndeshemi me Tiranen, e cila ka mjaft pervoje ne perballjen nderkombetare”, -shton me pas Bohinen”. Nderkaq duket se kane mbetur te impresionuar nga fitoja 2-1 e Tiranes ne ndeshjen miqesore te luajtur kunder Milanit me 14 tetor 2008 per trofeun “Taçi Oil Albania Reads”.

Top Channel