Memelli, “spiunon” te Tirana per Stabaekun

23/06/2009 08:20

Per sa i perket menyres se lojes dhe cilesive te veçanta, te cilat mund te ndikojne ne nje perballje, Stabaek per momentin eshte nje kundershtar i panjohur per Tiranen.

Por gjithsesi duket se bardhebute do ta kene me te lehte te marrin informacion rreth kundershtarit te tyre norvegjez ne turin e dyte te Champions League.

Golashenuesi me i mire i kampionatit shqiptar te futbollit ne sezonin e fundit ne radhet e Tiranes, Migen Memelli, ka nje te kaluar jo te larget ne kampionatin norvegjez te futbollit dhe njohuri te mira per te. “Kepuca e Arte” ka luajtur ne radhet e ekipit Brann Berger ne sezonin 2006, ku ne 19 ndeshjet e zhvilluara mundi te shenonte 7 gola, ndersa ne Kupen UEFA shenoi 4 gola ne tri ndeshje.

Megjithate sulmuesi shqiptar ishte i pakenaqur nga ky sezon, sepse trajneri i norvegjezeve e aktivizonte shume pak, ndaj zgjodhi te transferohej te Tirana. Per momentin sulmuesi ndodhet ne Belgjike per t’u kuruar nga nje demtim ne kofshe.

Top Channel