Loncarevic: Jam optimist per Champions League

23/06/2009 15:40

Prej pak ditesh. Tirana ka filluar grumbullimin me dy seanca stervitore ne dite. Te marten, trajneri i ri bardheblu Ilia Loncarevic ka zhvilluar nje seance stervitore ne palester, ndersa diten e hene kampionet e Shqiperise do te nisin fazen pergatitore ne Maqedoni.

Prova e pare per ta dhe per trajnerin e ri Loncarevic do te jete ndeshja kualifikuese e Champions League me 14 korrik ne “Qemal Stafa” ndaj Stabaekut te Norvegjise. “Nuk kam informacion per kundershtarin, por problemi eshte te skudra jone, e cila duhet te jete gati per tre jave. Do marr informacion per kundershtarin nga disa kolege nga Kroacia. Do punojme shume, kjo eshte kryesorja pasi optimist jam gjithnje”, shprehet tekniku ballkanas.

Nderkohe, trajneri kroat shpreson qe te mbaje te Tirana disa lojtare qe mendohet se mund te largohen, pa llogaritur perforcimet e mundshme nga Kroacia. “Kur erdha ne Tirane bisedova me presidetin per nje portier, nje mbrojtes, nje mesfushor dhe nje qendersulmues. Klubi Tirana nuk paguan shume per lojtare te medhej, keshtu qe do te marr disa lojtare nga Kroacia qe jam i bindur se jane te mjaftueshem. Lojtari i pare qe ka ardhur eshte nje mbrojtes kroat qe luan prej 12 vitesh atje. Mendoj se eshte nje perforcim per ne”, thekson Loncarevic.

Per teknikun kroat, Tirana eshte nje skuader e madhe edhe pse me pare ka drejtuar dhe ka arritur te shpallet kampion me Dinamon e Zagrebit. “Si fillim dua te them se jam pak i befasuar si nga lojtaret ashtu edhe nga kryesia e klubit. Mendoj qe ne te ardhmen do te bejme nje skuader te mireorganizuar dhe te denje per lojen ne Champions. Ka lojtare cilesore Tirana, por shpresoj qe te vazhdojne te qendrojne. Dua te theksoj se pas Dinamos se Zagrebit, Tirana eshte skuadra e dyte me e madhe qe une kam drejtuar”, perfundon Loncarevic. 

 

Top Channel