
Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes do te dergoje ne Shqiperi nje delegacion vezhguesish per zgjedhjet e 28 qershorit.
Ky mision do te drejtohet nga Corien Jonker nga Holanda, e cila do ta vizitoje Shqiperine ne datat 26 deri 29 qershor. Kjo trupe vezhguesish do te ndjeke nga afer zgjedhjet perkrah vezhguesve te asambleve parlamentare te NATO-s dhe OSBE-se, ashtu sikurse dhe zyres se ODIHR-it.
Sipas axhendes paraprake, delegacioni do te takohet me kreun e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, perfaqesuesit e partive politike pjesemarrese ne zgjedhje, shoqerine civile dhe median perpara zgjedhjeve te 28 qershorit.
Nje delegacion paraprak vizitoi Tiranen nga datat 4-5 qershor, ku u theksua pergjegjesia qe kane autoritetet shteterore per te garantuar voten e çdo zgjedhesi.
Perfaqesuesit e KiE theksuan se keto zgjedhje do te jene nje test per maturine dhe demokracine ne Shqiperi. Lista zyrtare e vezhguesve kryesohet nga holandezja Corien Jonker. Pjesetare te grupit te vezhguesve jane Renato Farina nga Italia, Attila Gruber nga Hungaria, Olha Resasym’yuk nga Ukraina, Denis Jacquat nga Franca, Kent Olsson nga Suedia, Marietta Pourbaix-Lundin nga Suedia, Janusz Rachon nga Polonia, Andreas Gross nga Zvicra, Maximiniano Martins nga Portugalia, Milos Melcak nga Republika Çeke dhe Indrek Saar nga Estonia.
Ne kete grup vezhguesish jane gjithashtu Nursuna Memecan nga Turqia, Paul Wille nga Belgjika, Andrej Zernovski nga Maqedonia, Christopher Chope nga Mbreteria e Bashkuar, Ganira Pashayeva nga Azerbajxhani, Hakki Keskin nga Gjermania dhe Srdjan Damanovic nga Mali i Zi.
Top Channel