
Garojne per te fituar nje vend si ligjvenes, por jane te paret qe shkelin ligjin ende pa u zgjedhur.
Nje numer jo i paket kandidatesh ne zgjedhjet e 28 qershorit konkurojne per deputet, por njekohesisht mbajne edhe poste ne pushtetin vendor.
Kushtetuta thote se nuk mund te kandidojne e as te zgjidhen deputete pa hequr dore nga detyra nje sere kategorish, nder te cilet edhe te zgjedhurit lokale, kryetare komunash e bashkish qe ne kete fushate jane duke perdorur postin dhe institucionin qe drejtojne per te marre sa me shume vota ne 28 qershor.
Mirepo ne listat e partive ka shume syresh. A duhej KQZ-ja, kur kontrolloi dokumentacionin e cdo kandidati, te kontrollonte edhe doreheqjet e personave me poste qe ishin te paperputhshem me mandatin e deputetit?
Thirrje ka pasur edhe nga dega shqiptare e OJQ-se se njohur Transparency International.
Cdo te behet? Me gjase kjo ceshtje do te mbetet per pas zgjedhjeve.
Top Channel