Gjirokaster, grabitet Kisha e Kryeengjejve

23/06/2009 08:30

Grabitet serish Kisha e Kryeengjejve ne lagjen “Varrosh” ne qytetin e Gjirokastres. Mendohet se grabitesit kane arritur te marrin nga arka e kishes rreth 60 mije leke.

Sipas kujdestareve te kishes, keqberesit, pasi kane dhunuar kishen me thyerje, kane vjedhur sasine e te hollave, qe ndodheshin ne kasen e drunjte, dhe me pas kane demtuar nje pjese te ikonave. Sipas At Dhionisit, kjo eshte nje veper e shemtuar e segmenteve te motivuara per te demtuar objektet e kultit, cilado qofshin ato.

Sipas deshmitareve okulare, ne oret e para te mengjesit te se henes eshte gjetur e thyer dera kryesore e Kishes se Kryeengjejve. Grabitesit kane perdorur mjete te forta per te thyer braven e deres dhe me pas kane depertuar ne brendesi te nderteses, ku kane vjedhur leket qe hidhen nga besimtaret ortodokse.

Pas konstatimit te incidentit, kujdestaret e objektit te kultit kane njoftuar menjehere policine, e cila ka shkuar ne vendngjarje dhe pas keqyrjes se arkes se thyer dhe deres kryesore, ka mbledhur deshmite e kujdestareve, qe do te ndihmojne per zbardhjen e ngjarjes.

Policia eshte duke hetuar dhe zbardhur autoresine e grabitjes se kishes, e cila ka qene disa here pre e keqberesve. Deri me sot, grabitesit nuk jane identifikuar asnjehere dhe askush nuk eshte vene para pergjegjesise.

Kisha e Kryeengjejve eshte grabitur para tete vjetesh dhe persona ende te paidentifikuar nga policia kane arritur te marrin kambanen e kishes, e cila eshte rikthyer nga jashte disa vjet me vone. Rasti i djeshem eshte i dyti dhunim objektesh te kultit brenda ketij muaji ne Qarkun e Gjirokastres. Rreth dhjete dite me pare eshte vjedhur me thyerje kisha e fshatit Jorgucat, zone qe popullohet nga pakica greke.

Top Channel