
“Ishte nje plage e dhimbshme. Nuk di nese koha do te mund ta sheroje”.
Per here te pare, pas ndarjes, kryeministri italian Silvio Berlusconi flet ne nje interviste ekzluzive per revisten italiane “Chi” per raportin e tij me Veronica Lario.
“Ajo qe eshte e sigurte eshte se kemi patur nje histori te madhe dashurie. Dhe historite e verteta nuk fshihen dot kurre. Tani jam i qete edhe pse i trishtuar”, rrefen Berlusconi per revisten.
Presidenti i Keshillit te Ministrave te Italise thote me tej i pyetur per ceshtjen “Noemi” dhe per hetimin e Barit se shpesh kujton te emen, e cila i ka mesuar qe te mos kete frike nga asgje dhe te mos shkurajohet prej asgjeje.
Ndersa ne lidhje me femijet pas zhvillimeve te fundit, Berlusconi tregon se ata jane bashkuar me shume me te, pas baltes qe u hodh ndaj familjes.
“Pergjigjja qe i dhane femijet e mi, deklaratave te liderit te opozites ka qene per mua gezimi me i madh”, mesohet te kete deklaruar kryeministri per revisten, numri i ri i se ciles ende nuk ka dale ne qarkullim.
Top Channel