BB: Harrojeni rritjen 6 per qind ne vit

23/06/2009 08:10

Banka Boterore vlereson se ekonomia shqiptare do te rritet me 1.5 per qind kete vit, por parashikon se rikthimi te rritja ekonomike do te kerkoje shume me teper kohe nga sa ishte vleresuar me heret.

Ne raportin me pesimist te publikuar deri me sot mbi ekonomine boterore, BB-ja thote se ekonomia shqiptare pritet te rritet me 2 per qind ne vitin 2010 dhe me vetem 3 per qind ne vitin 2011.

BB-ja vlereson gjithashtu se rritja ekonomike e Shqiperise gjate vitit 2008 ka qene vetem 6 per qind, ndryshe nga pretendimet e qeverise per rritje dyshifrore. Vleresimi i BB-se per Shqiperine eshte me optimist se ai i FMN-se. FMN-ja parashikoi ne prill rritje ekonomike prej 0.5 per qind per vendin tone kete vit. Ne te gjitha rastet, vleresimet e nderkombetareve jane shume me te uleta sesa vleresimi i qeverise shqiptare.

Ministria e Financave vijon te kembengule se rritja ekonomike e Shqiperise per kete vit do te jete 4.5-4.8 per qind dhe se vitin e ardhshem do te rikthehet rritja e bollshme e prodhimit prej 6 per qind. Por askush, me perjashtim te qeverise shqiptare, nuk e beson kete vleresim. Ekspertet e Institutit te Vjenes per Studime mbi Ekonomine Nderkombetare, vleresojne se “Shqiperia do te kete rritje ekonomike zero sipas skenarit me optimist”.

Edhe vezhguesit e huaj kane zbuluar tashme se vleresimi i qeverise paraqet thjesht nje optimizem elektoral per diçka te paqene.

Kthim i ngadalte ne normalitet

Raporti i djeshem i Bankes Boterore mbi gjendjen financiare te planetit, ishte me pesimisti i publikuar deri me sot. Raporti ishte dukshem edhe me pesimist se vleresimet e institucionit simoter, Fondit Monetar Nderkombetar.

Problemi kryesor qendron ne faktin se BB-ja nuk parashikon nje krize te shkurter qe do te na lere prapa nje vit apo diçka te tille. Ajo vlereson se Shqiperia do te vuaje se paku tre vjet rritje te dobet ekonomike, shume larg potencialeve te rritjes qe jane realizuar ne dy dekadat e fundit.  

Kriza do te zgjase

Sipas vleresimeve te BB-se, kriza aktuale boterore, e cila i prek vendet si Shqiperia ne shume drejtime, do te shkaktoje vuajtje te shumta per te varfrit. Kriza rendon me se shumti mbi te varfrit dhe BB-ja vlereson se renia e remitancave dhe eksporteve ka shkaktuar sakaq rritje te konsiderueshme te varferise.

Kriza ne Shqiperi filloi ne tetor te vitit te kaluar me renie pothuajse te menjehershme te tregtise se jashtme, aktivitetit bankar dhe remitancave. Keto te fundit ulen ndjeshem konsumin e brendshem, gje qe vuri ne veshtiresi bizneset. Shpresa e eksperteve ishte qe kriza te kapercehej ne pjesen e pare te ketij viti, por pasojat e krizes pritet te ndihen per se paku disa vite.

Kontroll nga bankat e huaja

BB eshte e shqetesuar per shkak se Shqiperia eshte nje nga vendet me normen me te larte te kontrollit te sistemit bankar nga banka te huaja.

“Besohet se nje pjese e konsiderueshme e aktivitetit bankar ne vende te tilla varet nga fondet e bankave mema, por keto te fundit jane nen presion dhe mund te kerkojne te terheqin investimet e tyre nga vendet ne zhvillim”, thote BB ne raport. Nje skenar i tille mund te shkaktoje probleme shume te renda strukturore. Ne Shqiperi, rreth 95 per qind e aseteve bankare jane nen pronesi te te huajve.

Top Channel