
Nje ngjarje aspak etike ka turbulluar ujerat ne futbollin australian ku nje lojtar ka treguar organet gjenitale gjate nje interviste live ne dhomat e zhveshjes.
Behet fjale per 22 vjecarin Tim Orchard, pjese e skuadres Clarence te Tasmania, nga e cila eshte pezulluar per nje afat te pacaktuar. Lojtari ka kerkuar publikisht falje per kete gjest, por skuadra nuk e ka marre parasysh, duke e lene jashte listes se lojtareve.
“Dua te kerkoj falje per veprimin tim te ulet diten e shtune. Ndihem shume ne faj me vehten, klubin, tifozet dhe sponsorin”, deklaroi lojtari i ri qe tashme duhet te ndjeke nje program te vecante psikik. Sipas presidentit te klubit, Rick Mulligan, Tim kreu nje veprim qe do pendohet per gjithe jeten e tij.
Ne lidhje me kete skandal ka folur edhe ministrja e Sportit, Michelle O’Brien qe e ka cilesuar si “te pamoralshme” sjelljen e lojtarit.
Top Channel