Amauri mesazh Lippi-t: Jam gati te vishem “axurr”

23/06/2009 19:55

Amauri i jep nje sinjal te qarte trajnerit te kombetares se Italise, Marcelo Lippi, duke shprehur deshiren per t’u veshur me fanelen e kalter.

“Ne shtator do marr pasaporten italiane dhe ashtu sic ka thene edhe trajneri, mund te merrem ne konsiderate. Te luash me Italine do ishte nje menyre per te demshperblyer kete vend qe me ka dhene shume”, shprehet sulmuesi i Juventusit. Ne vijim, ai ka bere nje koment diplomatik, duke folur per humbjen 3-0 ne ndeshjen kunder Brazilit.

“Tre vjet me pare Lippi fitoi boterorin edhe pse askush nuk e kishte pare Italine si favorite. Ka eksperience dhe po kerkon te coje perpara idene e tij qe ne te ardhmen do jape frytet e saj. Lereni te punoje ashtu sic di ai”, thekson Amauri. Ne fund te deklarates ai komplimentin edhe Brazilin.

“Selecao fitoi dhe me defreu. Dunga ka avantazhin qe punon me te njejtin grup prej dy vjetesh. Sot diferencat me Italine jane vertet te medha, por pasi nje viti mund te ndodhe e kunderta”, perfundon sulmuesi bardhezi.

Top Channel