
Kandidati i partise Ligj dhe Drejtesi, Prec Zogaj ka vene theksin ne arritjet dhe deshtimet e qeverise jate 4 vjecarit te fundit.
“Ne qeverisjen 4 vjecare ka pasur arritje ka dhe probleme dhe kjo qeverisje do matet me programin elektoral me te cilin eshte votuar ne 2005. Asnje qeveri nuk mund t’i zgjidhe te gjitha problemet sepse do ishte nativitet i madh ta mendonim kete. Shqiperia eshte nje vend qe sot ka disa arritje sidomos ne politikat fiskale ne pergjithesi. Duke ulur taksat por duke rritur te ardhurat eshte realizuar nje sukses i dukshem qe shihet ne volumin e investimeve publike”, shprehet Zogaj.
Ne vijim, ai eshte shprehur se qeveria nuk ka treguar vemendjen e duhur per te zgjidhur problemet qe lidhen me punesimin. “Dy nga ceshtjet e medha qe nuk kane gjetur zgjidhjen nga qeverisja jane punesimi dhe investimet private te cilat ende nuk kane dhene impaktin e deshiruar”, shtoi Zogaj.
Ish deputeti demokrat theksoi se politika nuk eshte ne gjendje te vendose ne pune mekanizmat per te shfrytezuar resurset e vendit. “Ka nje problem te madh ne Shqiperi qe lidhet me disa resusrse kombetare qe ka vendi. Nje vend nese nuk identifikon pasurite e veta natyrore dhe nuk i ve ne pune, nuk ka te ardhme”, theksoi Zogaj.
Top Channel