Zogaj: Ne Shqiperi nuk zbatohen ligjet

22/06/2009 22:40

Kandidati i Partise Ligj dhe Drejtesi, Prec Zogaj ka deklaruar ne emisionin “Shqip” ne Top Channel se ne Shqiperi ka probleme me zbatimin e ligjit.

Ai theksoi se shkak per kete fenomen eshte karakteri i shtetformimit ne vend.

“Nese ka nje thirrje qe buron nga ndergjegjja e te gjithe shqiptareve eshte se ligji ne Shqiperi nuk zbatohet dhe ky eshte nje problem i madh. Kjo lidhet me karakterin e shtetformimit ne Shqiperi. Rendi eshte perballe nje sfide te madhe se si administrata dhe institucionet te fitojne kulturen e zbatimit te ligjit. Ketu zbatimi i ligjit le shume per te diskutuar”, eshte shprehur Zogaj.

Top Channel