Zgjedhjet, Topi ben paralajmerimin e fundit

22/06/2009 15:10

Presidenti i Republikes ka leshuar paralajmerimin e fundit ndaj sherbimeve te inteligjences dhe policise, qe te rrine larg votes se shqiptareve ne 28 qershor. (UPDATE)

Ne kulm te debateve mes dy paleve politike lidhur me perfshirjen e vullnetshme apo kunder deshires te administrates ne zgjedhjeve, Bamir Topi ka paralajmeruar kreret e institucioneve qendrore ne vend se Europa po na vezhgon me kujdes.

Ai beri thirrje qe 28 qershori, te mos jete lufte, por feste e demokracise.

“Dita e zgjedhjeve nuk eshte nje dite betejash, por per nje vend demokratik dhe europian eshte nje dite feste. Mbi te gjitha duhet te kemi kujdes per administrimin e situates paszgjedhore. Deshiroj qe gjithcka te shkoje ne menyre perfekte dhe ju duhet te kryeni detyren tuaj me shume profesionalizem”, u shpreh Topi.

Presidenti beri thirrje per rend dhe siguri publike, duke rikthesuar se keto zgjedhje jane nje gur prove per aspiratat europiane te vendit.

“Europa veshtron me shume kujdes nese keto zgjedhje do te shkojne ashtu sic ne presim. Ju siguroj se gjithcka do te shkoje ne menyre natyrale drejt liberalizimit te vizave dhe ky nuk eshte nje premtimet qe duhet te na bejne partite politike”, u shpreh presidenti.

Me pas mbledhja vijoi me dyer te mbyllura, mbi disa materiale qe Presidenca u kishte vene perpara te pranishmeve.

Ne tryeze ishin ulur kryetari i Gjykates Kushtetuese, kryetarja e Gjykates se Larte, Kryeprokurorja, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Drejtori i Policise, ai i Sherbimit Informativ, Avokati i Popullit Dobjani, kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit dhe ai i Inspektoriatit te Deklarimit te pasurive, dhe zv/shefi i shtabit te pergjithshem, nderkohe qe takimi u zhvillua ne Pallatin e Brigadave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA