Mjeke, infermiere, punonjes te thjeshte te shendetesise, qe marrin pagat nga shteti, me taksat e popullit nuk lejohen te jene te perfshire ne aktivitete politike, sidomos gjate orarit zyrtar te punes. Ata mbeten ne sherbim te popullit.
Pavaresisht rritjes se pagave, apo pakenaqesive nga puna, profesioni, apo aderimit te tyre prane partive apo forumeve politike, punonjesve ne radhet e bluzave te bardha nuk duhet te jene pjese e mitingjeve elektorale, aktiviteteve te partive politike. Ata duhet te jene ne pune prezent, apo ne aktivitete te tjera te formimit te tyre profesional.
Rregulli behet edhe me i rrepte per shefat e sherbimeve, te cilet perveç punes qe kane ne sherbimet ku drejtojne jane te atashuar edhe prane Fakultetit te Mjekesise, si profesore te studenteve te ketij fakulteti.
Ne fakt, punonjesit e shendetesise, perveç orarit zyrtar, kane pune edhe privatisht, duke qene se nje pjese e mire e tyre vazhdojne aktivitetin ne klinika apo qendra shendetesore private. dhe kjo nuk u lejon te kene shume kohe te lire.
Megjithate, si ministrja e Shendetesise, ashtu edhe drejtoresha e qendres spitalore universitare “Nene Tereza” kane bere deklarata te qarta lidhur me kete çeshtje.
Pak dite me pare ne konferencen e reanimacionit, ministrja e Shendetesise, Anila Godo, ka “terhequr” vemendje per mungesen e disa prej punonjesve qe nuk kane qene ne konference.
Sipas saj, mundesite e mungesave mund te jene dy: ndoshta fushata elektorale ka ndikuar per keq, nderkohe qe mund te jete edhe per arsye te profesionit, pasi mjeket mund te ishin ne raste urgjencash, prane kryes se detyres. Keshilla qe u ka dhene ministrja e Shendetesise ka qene frekuentimi i te tilla eventeve, pasi ndihmon me teper ne formimin profesional te mjekeve.
Nga ana tjeter, drejtoresha e qendres spitalore universitare “Nene Tereza” ka deklaruar se mjeket nuk mund te perzihen me fushaten.
Ne menyre te veçante shefat e sherbimeve duhet te bejne shume kujdes lidhur me perfshirjen e tyre ne aktivitetet politike. Jozefina Topalli, ka qene disa kohe me pare ne sherbimin e onkologjikut per te dhene mesazhe sensibilizimi per grate shqiptare lidhur me semundjet tumorale.
Po ashtu, bashkeshortja e Kryeministrit, Liri Berisha, ka qene disa here pjese e aktiviteteve te shendetesise. Kjo ka ndodhur para çeljes zyrtare te fushates elektorale. Nderkohe qe kreu i opozites, Edi Rama, javen e shkuar ishte per nje vizite ne sherbimin e pediatrise se specialiteteve. Bisedat me disa prej mjekeve, dhe ekspozimi i tyre ne media, ka sjelle diskutime te medha mes kolegesh, te cilet jo te gjithe aderojne prane forumeve te koalicionit te majte.
Top Channel