Uimbeldon, Federer kalon ne raundin e dyte

22/06/2009 23:35

Pese here kampioni i Uimbeldonit, Roger Federer e ka nisur mbare aventuren drejt fitimit te titullit te 6 te ketij turneu. Zvicerani ka kaluar lehtesisht ne raundin e dyte pasi ka fituar 3-0 me sete ndaj tajvanezit Lu Yen-hsun.

Pas terheqjes se Rafael Nadal per shkak te demtimit ne gju, zvicerani Federer i cili shihet tashme si pretendenti kryesor i fitimit ne fushat londineze, ne raundin tjeter do te ndeshet me spanjollin Guillermo Garcia-Lopez.

Per Federerin kjo eshte ndeshja e 50 ne Uimbelldon, nga te cilat ka fituar 45 dhe ka humbur 5.

Numrit 4 ne renditjen boterore, Novak Xhokovic i jane dashur 4 sete te fitoje ndaj francezit Xhulie Benneto.

Djokovic, kampioni i “Australian Open” ne vitin 2008, ne raundin tjeter do te ndeshet me gjermanin Simon Greul.

Ne kategorine e femrave eshte kualifikuar per ne turin e dyte rusja Maria Sharapova.

E rikthyer ne fushe pas 9 muajsh, kampionia e ketij turneu ne vitin 2004 ka mposhtur ne raundin e pare ukrainasen Kutuzova 7-5 dhe 6-4.

Edhe amerikania Serena Uilliams e ka patur te lehte te kaloje ne raundin e dyte te Uimbelldonit, ka mundur portugezen Neuza Silva, 6-1 dhe 7-5, nderkohe qe kundershtarja e ardhshme do te jete australiania Jarmila Groth.

Top Channel