Thirrjes se Levizjes Socialiste per Integrim per te ulur ne nje tryeze lideret e partive tradicionale te majta e per te unifikuar objektivin per te larguar kryeministrin Sali Berisha i eshte pergjigjur vetem PSV 91 e Petro Kocit dhe ish-kryeministri dhe ish-kreu i socialisteve, Fatos Nano.
Duke e lene ftesen e hapur per te gjithe partite e tjera, socialistet, socialdemokratet dhe Demokracine Sociale, sipas kreut te LSI-se Ilir Meta, kjo tryeze bashkepunimi eshte pikenisja e nje fitore te madhe te se majtes ne 28 qershor.
“Bashkepunimi per zgjedhjet eshte mese i domosdoshem dhe i bej apel strukturave te LSI-se, Partise Socialiste dhe gjithe forcave te tjera qe te koordinojne punen ne Komisionet e Qendrave te Votimit, ne menyre qe te mbrohen standartet e zgjedhjeve te 28 qershorit”, u shpreh Meta.
Ish-kryeministri Fatos Nano sqaroi se pjesemarrja e tij ne kete tryeze ka ardhur si nevoje e dhenies rruge bashkimit te liderve te se majtes, si nje kusht qe kerkohet sipas tij nga shqiptaret.
Natyrshem prej tij nuk kane munguar insinuatat direkte kunder lidershipit te ri te Partise Socialiste.
“Mungesat ne kete tryeze lidhen me nje histori te qarte dhe te strukturuar qe mban te percare te majtet. Shpresoj se lideret e radhes do te kuptojne perpara dhe pas 28 qershorit se nuk mund te ndertohet nje karriere ne percarje ne gjendjen e foshnjerise se sotme politike”, u shpreh Nano.
Edhe kreu i PSV 91, Petro Koci kerkoi reflektim te pjeses tjeter te opozites dhe unifikimin e qendrimeve duke i dhene fund diversionit mes partive te majta, duke forcuar qendrimin e tij te kahershem dhe te sinqerte per bashkim.
“Kjo tryeze mbetet e hapur dhe une i bej thirrje per reflektim te urte te gjithe faktoreve te majte”, tha Koci.
Top Channel