Shehi: Politika nuk ofron te majte dhe te djathte

22/06/2009 21:35

Kreu i LZHK-se, Dashamir Shehi ka kritikuar politikat e te dyja kampeve gjate 12 vjeteve te fundit qeverisje. Sipas Shehit, tryeza politike ne vend nuk te ofron opsionet e se majtes dhe se djathtes reale.

“Shume pak diference ka mes kesaj qeverie dhe asaj paraardhese. Ka shume pak te djathte brenda kesaj qeverie sepse ceshtja e pronave eshte trajtuar ne menyre me te majte se sa para kater viteve, ndersa nje pjese e administrates publike ka sjelljen e se majtes”, theksoi Shehi.

Ne vijim, ai shtoi se qe nga vitin 2005 kur u be bashkimi mes Nanos dhe Berishes, ra edhe ndarja ideologjike. “Gjithe politika nuk rrotullohet rreth akseve i majte apo i djathte por gravidon perqark pushtetit”, shtoi kreu i LZHK-se.

Shehi foli edhe per ceshtjen e pronave, nje nga pikat qendrore te programit te partise se tij. “Ne si LZHK kemi zgjedhur kete radhe nje strategji tjeter per ceshtjen e pronave. Si program kemi adoptuar ligjin qe ka propozuar shoqata “Pronesi me Drejtesi”. Ne e kthejme pronen dhe pastaj merremi me objektin qe ndodhet mbi pronen. Letrat me vlere jane shperndare per efekt privatizimesh por jo per efekt te ndarjes se objektit. Nga nje ceshtje e se drejtes ligjore, ekonomike e morale, te dyja palet e kane kthyer ne nje ceshtje elektorale. Ceshtja e prones eshte plotesisht e zgjidhshme kur palet te bien dakort”, theksoi Shehi.  

 

 

Top Channel