
Kandidatja e PS ne qarkun e Durresit, Rudina Seseri ka deklaruar se Shqiperia po vuan pasojat e nje keqqeverisjeje, qe sipas saj ka prekur kryesisht ekonomine.
“Shqiperia sot perballet me nje keqqeverisje, konceptin e te ciles ne duhet ta ndryshojme. Duhet te kalojme nga nje vend ne tranzicion ne nje vend te zhvilluar. Qe te realizosh kete duhet te kalosh tek nje qeveri qe fokusohet tek mireqenia ekonomike, tek rritja e saj”, ka pohuar Seseri.
Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, ajo ka theksuar se PS ofron nje qeverisje qe do te kete ne fokus zhvillimin ekonomik dhe social te vendit.
“Ndryshimin mund ta sjelle nje qeveri qe punon mire, qe do te thote integrimin ne punesim te njerezve te talentuar si nga qyteti ashtu edhe nga fshati, si dhe duke mundesuar nje mireqenie ekonomike dhe sociale”, ka shtuar Seseri.
Top Channel