Pas perfundimit te projektit dhe tenderimit ka nisur puna per zgjerimin e rruges nga Kanali i Çukes ne Butrint.
Megjithese kjo eshte rruga me e pershkueshme nga flukset e turisteve, vendas e te huaj, pasi lidh Saranden me Ksamilin e Butrintin, per shkak te ngushtesise dhe pamundesise per t’u shkembyer automjetet, ajo ka qene me e rrezikshmja dhe burim aksidentesh. Kete e sheh edhe ne pllakat memoriale qe ngrihen pergjate saj.
Ekskavatoret kane nisur germimin per zgjerimin e saj, me gjatesi 7 km, edhe pse nen reshje shiu. Projekti, i porositur nga Bashkia e Sarandes, eshte i ndare ne dy lote, me nga 7 km secili, qe do te angazhoje 4 firma ndertimi.
Rikonstruksioni do ta çoje gjeresine e “rruges se rrezikut” ne 8 metra, nderkohe qe ndertimi i saj do te shoqerohet edhe nga 20 mije m2 trotuare, si dhe me ndriçim ne zonat e banuara etj. Ky investim do te beje krejt te re edhe Uren e Kanalit te Çukes, 38 metra e gjate dhe 10 e gjere. Afati i perfundimit te investimit do te jete vera e vitit 2010, tha kryetari i Bashkise se Sarandes, Edmond Gjoka.
Top Channel