Pas 6 muajsh zhvleresimi te vazhdueshem, Leku ka filluar dy javet e fundit te fitoje pike ne menyre konstante ndaj Euros.
Monedha europiane ka rene kete te hene, per here te pare pas 2 muajsh poshte nivelit 130 leke, kur vetem dy jave me pare, ajo prekte rekordin historik historik duke u shitur me 133 leke. Aktualisht ne pikat e kembimit valutor nje euro kembehet aktualisht me 129.5 leke ose rreth 3.5 leke me pas se sa dy jave me pare.
Sipas Bankes se Shqiperise, e cila i referohet kursit mesatar te tregut, Euro qe prej dy javesh ka humbur pike ne menyre te vazhdueshme ndaj Lekut.
Ekspertet e bankave rendisin disa arsye per forcimin e Lekut, te cilat jane te lidhura gati te gjitha me sezonin. Periudha e veres perkon me kthimin e emigranteve per pushime, por edhe me celjen e sezonit turstik.
Kjo sipas bankiereve ka bere qe sasia e eurove ne treg te rritet duke sjelle edhe zhvleresimin e saj ndaj Lekut.
Disa eksperte te tjere e lidhun dobesimin e Euros, jo vetem me oferten, por edhe kerkesen qe ka ekonomia per kete valute. Per katermujorin e pare importet ne Euro ka rene me rreth 6 per qind krahasuar me nje vit me pare duke ulur kerkesen per kete monedhe.
Por pavaresisht ketyre zhvillimeve optimiste per Lekun, ekspertet shprehen te pasigurte nese kjo tendence do te vazhdoje edhe gjate javeve te ardhshme. Ata thone se eshte ende heret per te dhene nje gjykim perfundimtar nese Leku e ka kaluar pjesen me te madhe te pasojave qe solli kriza globale ne ekonomine shqiptare.
Top Channel