Turi zgjedhor i kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama ka vijuar dere me dere ne disa zona informale ne kryeqytet.
Ai u takua me banore ne Kodren e Priftit, Shkoze dhe Sauk dhe njesine bashkiake nr 2, zoti Rama nenvizoi domosdoshmerine e nje qeverisje qendrore me nje vizion te ri duke iu dorezuar qytetareve planin e tij me 7 pika per kete qellim, si dhe planin per njesine ku ata banojne.
Kryetari socialist njekohesisht dhe kryetar i bashkise se Tiranes tha se shume probleme qe ne dukje jane lokale kane lidhje te drejtperdrejt me qeverisjen qendrore.
Nisur nga kjo ai tha se pa transformuar qeverisjen nuk mund te zgjidhim problemet lokale.
“Arsyeja se perse une kam vendosur te hyj ne kete gare dhe qe te kandidoj per te qene kryeminister i Shqiperise lidhet me menyren e drejtperdrejt dhe me ato pamundesi qe une kam konstatuar ne vite si kryetar i bashkise se Tiranes”, u shpreh Rama.
Perballe banoreve qe ndeshen cdo dite me problemet e zonave informale, zoti Rama u angazhua per tre ceshtje, te cilat kishin ne thelb modelin e suksesit te Tiranes ne te gjithe vendin.
Kryetari socialist u adresoi banoreve te ardhur nga shume zona te vendit edhe nje keshille.
“Kush do te genjehet per here te trete nga Berisha, nuk e ka me fajin ai, po ai qe genjehet” tha Rama.
Top Channel