Qershori, me shume pak turiste kosovare

22/06/2009 08:50

Ndryshe nga vitet e shkuara, fundi i qershorit te ketij viti ka shenuar nje fluks mjaft modest te levizjes se kosovareve qe hyjne ne Shqiperi per pushime, kryesisht ne brigjet e detit ne Durres, Vlore, Velipoje, Sarande.

Atje ku ka nje plazh dhe mundesi akomodimi. Duke iu referuar Drejtorise se Policise se Kufirit ne Kukes del se gjate 24 oreve te fundit, saktesisht me fillimin e dyjavorit te dyte te qershorit, ne Doganen e Morinit ne Kukes kane hyre rreth 450 persona, kryesisht kosovare, ku mbi 90% e te cileve kane pasur qellime turistike udhetimi.

Duke pasur parasysh edhe dy javet e para te muajit qershor, rezulton se ky muaj do te jete me varferi ne kete aspekt, ne hyrjet e turisteve ne Shqiperi, me i varfri ne krejt dekaden e fundit.

Madje edhe ne krahasim me muajt e dimrit kjo shifer tregon nje renie te menjehershme te levizjes drejt Shqiperise.

Inaugurimi i autostrades

Sipas agjencive kosovare te udhetimeve turistike, qershori i sivjetshem ka renie te levizjes, por kjo s’ka te beje me pritjen e inaugurimit te autostrades. Nje nepunes i agjencise “Kosova tours” ne Prizren tha se ka kerkesa te jashtezakonshme per udhetime ne fund te qershorit dhe ne fillim te korrikut.

“Ka rreth 20 mije kerkesa, per te cilat eshte krejt e pamundur te mbulohen me transport”, tha nepunesi i agjencise.
Nje banor i Prizrenit pohoi se edhe sivjet nuk do te mungonte ne plazhin e Sarandes dhe se po priste thjesht inaugurimin e autostrades. “Eshte shume e lodhshme rruga e vjeter, sa here qe e kemi bere, kemi pasur shqetesime shendetesore”, u shpreh ai. Sportelet shtese rrine ende bosh

Mesohet se ne Morin fluksi i levizjes se personave per qellime turistike eshte shume minimal. Ne te njejten periudhe te vitit te shkuar ne kete dogane kane hyre afersisht mbi 5 mije persona gjate 24 oreve, kurse ne ditet me te mira aty kane hyre deri ne 11 mije persona brenda nje dite.

Ne Doganen e Morinit prej disa vitesh funksionojne 6 sportele me personel te kualifikuar.

Udhetaret paraqesin listen emerore te personave, ndersa behet edhe kontrolli i specializuar i mjetit pa shkaktuar vonesa. Levizja e pushuesve kosovare edhe sot ndodh me se shumti gjate oreve te nates me rreth 10 autobuse dhe dhjetera autovetura. Ketu dikur karvani kishte te pakten 80 apo 100 autobuse e qindra autovetura qe merrnin udhetimin e veshtire prej rreth 12 oresh. “Nisemi ne oren 18.00 nga Prishtina dhe mberrijme te nesermen ne mengjes ne Tirane”, tregon nje drejtues mjeti qe ben rrugen Prishtine-Tirane dhe anasjelltas.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA