Ne nje kohe kur kriza globale eshte fjala me e perdorur dhe mendimi i pare ne koken e secilit prej nesh, qe ne mesin e qershorit kane nisur shqyrtimet e alternativave per pushime verore,duke vendosur ne pune “motoret” e kerkimit, mund te gjejme rruge shpetimi…
Kjo si per te kursyer para, ashtu edhe per t’u bere pjese e teknologjise, zhvillimit dhe evoluimit te metodave kerkuese e sherbimeve qe ne jeten e perditshme i kerkojme ne agjenci turistike, agjenci udhetimi, apo ne deget e filiale te kompanive te ndryshme ajrore, apo turistike.
Vitet e fundit, ne aeroportet e vendeve te ndryshme perendimore, ne stacionet e trenit, jane te vendosura aparatura, makina elektronike nga te cilat mund te besh bileten vete, pa shkuar ne biletari apo prane degeve ku ofrohet sherbimi i biletave, rezervime apo prenotime per data te caktuara.
Ndersa ne Shqiperi te tilla teknologji ende nuk jane pjese e sherbimeve publike, ajo qe mund te bejme per te kursyer para nga xhepat tane jane rezervimet me internet.
Cdo kompani ajrore, hotel, apo kompani detare udhetimi, tashme ka nje adrese zyrtare ne internet. Aty ofrohet edhe sherbimi direkt ne linje, informacion, bileta “online”, blerje te ketyre sherbimeve jo vetem per javen, apo per muajin ku ndodhemi, por per te gjithe vitin. Per nje bilete mund te kursejme nga 20-35 euro me shume. Per rezervime te hotelit mund te kursejme shume me shume.
Bileta avioni, trageti, dhoma hoteli, te gjitha keto mund t‘i paguajme ne internet, duke kursyer disa para dhe duke ulur shpenzimet.
Per ta bere nje gje te tille na nevojitet vetem nje llogari bankare, nje karte krediti me te cilen mund te blejme ne menyre “nderkombetare”, nepermjet te dhenave personale, te cilat jane kryesore per keto blerje.
Nese e keni per here te pare, mire eshte te kerkoni asistencen e nje personi qe ka informacion, apo ka provuar dhe ka pervoje ne komunikimet ne internet. Menjehere sapo te mesoheni me idene, do te futeni ne boten virtuale, duke iu pershtatur ne kete menyre metodave alternative te teknologjise, por me e rendesishmja duke kursyer me shume para, te cilat mund te kursehen per shpenzime te tjera.
er çdo te papritur, ne te dhenat personale, gjate blerjes se biletes kompania mban shenim edhe nje numer telefoni, qe ne rast pezullimi te fluturimit, apo probleme te tjera rutine, te njoftohet klienti dhe ne te njejten kohe te marre te njejtin rimbursim, si edhe ai qe e ka prere bileten nepermjet agjencise se udhetimeve.
Top Channel