Papajani, urdher tatimoreve

22/06/2009 08:20

E kishte paralajmeruar me kohe, por me sa duket kreu i Tatimeve nuk duket aspak i qete. Mesohet se gjate diteve te fushates, drejtori i Pergjithshem i Tatim-Taksave, Artur Papajani, ka nxjerre urdhrin per drejtorite rajonale, ku u kerkon angazhim te plote ne mbledhjen e taksave, pa pasur ndikim nga fushata elektorale.

 Edhe pse me tregues ne rritje krahasuar me 2008-n, Papajani kerkon nga 12 drejtorite rajonale qe te mos perfshihen nga vala e zgjedhjeve parlamentare, ku siç ndodh zakonisht, verehen renie te arketimeve. Shqetesimi lidhet me faktin se, situata zgjedhore mund te ndikoje negativisht ne mbledhjen e te ardhurave, duke perfshire ne panik administraten tatimore.

Ne shkresen e publikuar ditet e fundit, kreu i Tatimeve ka urdheruar ngritjen e 12 grupeve qe do te mbikeqyrin punen e 12 drejtorive rajonale te tatimeve (me kryesoret).

Urdhri vjen ne nje kohe kur kane mbetur edhe pak dite nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Edhe pas kesaj date parashikohet nje ritem me i ulet pune, jo vete per tatimoret, por ne teresi per administraten shteterore.

Pak dite me pare, kreu i Tatimeve ne nje konference shtypi garantoi se punonjesit e tij nuk po ndikohen aspak nga fushata, ndersa paraqiti shifra pozitive te arketimeve, ne masen 103 per qind.

Megjithate, per ta pasur situaten me ne kontroll, Papajani ka kerkuar nga tjeret e rretheve nje raportim te detajuar çdo tri dite, si per nivelin e arketimeve ashtu per bizneset qe shkelin ligjin. Mesohet se urdhri do te jete ne fuqi deri ne realizimin e planit edhe per 6-mujorin e dyte te vitit.

Konkretisht, puna e inspektoreve tatimore duhet te jete e perqendruar te kater taksat kryesore: TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi te ardhurat personale dhe sigurimet shoqerore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA