Obama: Te gatshem ndaj nje sulmi ne Hawai

22/06/2009 10:25

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barack Obama ne nje interviste per televizionin CBS ne Washington foli per situaten e tensionuar te krijuar me Korene e Veriut dhe per masat e ndermarra ne rast te nje sulmi nga Pheniani ne Hawai.

“Kjo administrate eshte gati per cfaredo te papritur. Ne jemi te gatshem per cdo ndodhi te papritur qe te sigurojme popullin amerikan”- tha Obama.

Me 25 maj Koreja e Veriut kreu nje test nuklear dhe mund te tentoje hedhjen e nje rakete drejt ishujve Hawai si kunderpergjigje ndaj embargos se vene nga OKB per provat berthamore.

Top Channel