Montezemolo: Rregullat e ketij sezoni, te paqarta

22/06/2009 16:40

Presidenti i skuderise Ferrari, Luca Cordero di Montezemolo ka kritikuar serish rregullat e FIA-s por kete here jo per ceshtjen e buxhetit te vitit 2010.

Ai eshte perqendruar ne rregullat e ketij sezoni qe kane avantazhuar skuderi si Brawn GP apo Red Bull. “Ne nentor te vitit 2009 Ferrari fitoi kampionatin ne Brazil me Raikkonen. Atehere kishte rregulla te qarta dhe mund te fitoje. Tani nuk eshte me keshtu”, shprehet shefi i shtepise se makinave italiane.

Ne vijim, ai beri edhe nje koment per garen ne Silverstone, duke theksuar se makina ka garuar me mire ne krahasim me te shkuaren. Montezemolo nuk ka lene pa prekur edhe ceshtjen e kampionatit paralel, duke lene te kuptohet se tashme nuk ka me kthim prapa.

“Po punojme per kampionatin e ri qe Fota ka projektuar. Per marreveshjet me FIA-n nuk di asgje sepse ditet e fundit nuk jam marre shume me kete gje”, perfundon presidenti i kokekuqes.

 

Top Channel