Meksi: Prioritet, drejtesia dhe ekonomia

22/06/2009 18:25

Kryetari i fraksionit politik Poli i Lirise, Aleksander Meksi ka deklaruar se reforma ne drejtesi dhe zhvillimi i ekonomise jane prioritetet kryesore te koalicionit te tij.

Duke folur ne nje interviste per VOA, Meksi ka paraqitur edhe planet se si “Poli i Lirise” synon te arrije keto objektiva.

“Pikat kryesore te koalicionit jane, e para funksionimi i shtetit, prandaj duhet bere reforma ne drejtesi dhe e dyta reforma ekonomike. Ajo duhet bere permes nje politike tatimore me te rregullt, me sigurimin e pensioneve qe brenda 4 vjecarit te pare te shkojne ne 60% te pages neto dhe me vendosjen e takses se prones ne menyre te rregullt. Pra, nje sere reformash qe zhdukin monopolet dhe shtojne numrin e personave qe merren me biznes”, ka pohuar Meksi.

Meksi ka theksuar se biznesi shqiptar ka nevoje per reforma te thella, pasi sipas tij, ne bizneset me te rendesishme shteti eshte bere pale me abuzimin.

“Ne mendojme hyrjen e biznesmeneve shqiptare ne sipermarrje si ajo telefonike, ku tarifat ne Shqiperi jane me te larta se ne vendet e Evropes. Nese shteti ne raste te tilla s’nderhyn, kjo do te thote se eshte pale me ta”, ka pohuar Meksi, i cili ka nenvizuar se zvarritja e ceshtjes se pronave ka bere qe ne vend te mos kete investime.

Me tej ish-kryeministri i Shqiperise ka kritikuar dy partite e medha per hartimin e Kodit Zgjedhor, i cili sipas tij favorizon vetem partite e medha.

“PD-ja e sotme nuk eshte PD-ja qe kemi formuar ne, shume njerez jane larguar. Ligji elektoral u be per te justifikuar pranine e vetem dy partive te medha. Ka nje degradim te krereve te tyre. Kjo intolerance qe shfaqet edhe ne fushate, tregon se keta njerez nuk mund ta konceptojne veten jashte pushtetit”, ka deklaruar Meksi.

Ndersa persa i perket koalicionit post-zgjedhor, Meksi ka preferuar te tregohet i matur. “Ne nuk bejme koalicione me te majten, por nuk flasim para zgjedhjeve. Gjithashtu, nuk bejme koalicion me demokrate qe mendojne vetem per veten e tyre”, ka shtuar ai.

Top Channel