Maliq, Dule: Prioritet arsimi dhe pensionet

22/06/2009 20:50

Ne vijim te takimeve per zgjedhjet e 28 qershorit, kreu i PBDNJ Vangjel Dule, ndaloi ne Maliq te Korces. Punesimi, arsimi dhe pensionet ishin ceshtjet kryesore te diskutuara gjate ketij takimi.

“Shoqeria shqiptare eshte me paqesore se sa klasa politike dhe shume me e mencur me vleresimin e vet”, eshte shprehur Dule.

Per kreun e Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, Divjaka ka qene ndalesa e radhes e turit elektoral. Nga Divjaka, Gjinushi u premtoi zgjedhesve rritje ekonomike mbi 6 % dhe vende te reja pune.

“PSD se pari angazhohet qe vendi te kete nje qeveri jo te korruptuar. Nese duhen permiresuar farat ne bujqesi duhet hequr fara e vjeter, qe eshte ne qeveri”, ka deklaruar Gjinushi.

Ndersa Paskal Milo, ne kuader te turit elektoral eshte ndalur ne qytetin e Gjirokastres. Milo u kerkoi qytetareve te kesaj zone qe ne 28 qershor voten e tyre t’ia japin Demokracise Sociale, parti qe do te sjelle ndryshimin dhe do te garantoje nje te ardhme europiane.

“Me 28 qershor ta bejme kthesen e madhe duke votuar per PDS, duke votuar njehere e mire per te ardhmen evropiane te pakthyeshme te Shqiperise”, ka pohuar Milo.

 

Top Channel