Lippi: Nuk dhame nje imazh te mire

22/06/2009 14:40

Pas perfundimit te aventures afrikanojugore dhe eleminimit te Italise nga Kupa e Konfederatave, trajneri  Marcello Lippi ka dale ne deklaraten e pare per shtyp ku ka analizuar humbjen me Brazilin dhe futbollin italian ne teresi.

“Nuk dhame nje imazh te mire dhe ndoshta eshte momenti me i veshtire, te pakten qe kur jam une trajner. Ndeshkohemi rende edhe ikim ne shtepi, po une nuk thashe qe rindertimi i kombetares kishte mbaruar, nuk thashe qe keta lojtare do te jene qe te gjithe ne boteror”- tha Marcello Lippi.

“Futbolli italian ne krize? Sigurisht kur lexon ne gazeta qe Kaka largohet, Pirlo nuk eshte i sigurt dhe qe Maikon ka deshire te lere Italine te krijon pershtypjen e varferimit te futbollit italian”-shtoi me tej tekniku axurr.

Lippi ka marre te gjitha pergjegjesite per humbjen ndaj Brazilit me rezultatin e 3-0 dhe qe solli eleminimin e kampioneve te botes nga Kupa e Konfederatave.

Top Channel