KSHH, apel partive per fushate te qete

22/06/2009 13:35

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ben apel partive politike per zhvillimin e nje fushate te qete zgjedhore, vetem pak dite para votimeve te 28 qershorit.

“Ne keto dite te fundit te fushates partite duhet te shmangin gjuhen e urrejtjes. Zgjedhesit duhet te jene te qarte se qellimi kryesor jane standartet”, thuhet ne nje reagim te KSHH-se.

Komiteti shpreh shqetesimin se mjaft Komisione te Qendrave Vendore nuk jane ngritur ende, nderkohe qe puna ne kete aspekt duhet te kishte mbaruar dite me pare.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ben apel qytetareve qe te terheqin kartat e identitetit dhe te marrin pjese ne votime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA