
Kaka mendon se Brazili i tij mund ta kishte renduar disfaten e rende te Italise me nje gol te katert.
Fantazisti brazilian qe ka mesuar jo pak nga futbolli italian nuk kenaqet me nje 3-0 sepse sipas tij, Selecao kishte mundesine e pokerit. “Te eleminonim Italine ishte shume e rendesishme. Luajtem nje pjese te pare te shkelqyer dhe gjithcka shkoi ne drejtimin e duhur, por mund te kishim shenuar edhe golin e katert”, thekson Kaka.
Nderkohe nga kampi brazilian vjen nje lajm negativ pasi mbrojtesi Juan e ka mbyllur kete eveniment per shkak te nje demtimi qe e detyron te pushoje per nje jave. Lajmin e ben te ditur mjeku i Brazilit, Jose Luiz Runco.
“Nuk do arrije te rekuperohet brenda javes. E dinim se do rrezikonte ne ndeshjen me Italine pasi gjate gjithe sezonit ka pasur probleme muskulare”, shprehet ai.
Top Channel