Irani ka denoncuar mediat perendimore, kryesisht CNN dhe BBC se po keqinformojne publikun dhe po organizojne sulme kibernetike ndaj Website-ve qeveritare.
“Faqet e informimit shteterore jane bere objekt sulmi nga ‘hackers’. ISNA (Iran Student News Agency) brenda pak ditesh eshte sulmuar shume here nga hackers-a te lidhur me faktore te jashtem”- tha zedhenesi i Ministrise se Jashtme iraniane Hasan Qashqavi.
“A nuk eshte kjo nje ‘lufte kibernetike’ mes medias dhe nje qeverie te pavarur? Ata u kerkojne njerezve te sulmojne faqet tona te internetit.” –shtoi Qashqavi.
Deklarata e Ministrise se Jashtme iraniane vjen pas verifikimit te parregullsive nga ana e Keshillit Kujdestar ne zgjedhjet e 12 qershorit. Keshilli tha se “parregullsite nuk ndikojne ne rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve” dhe shpalli Mahmoud Ahmedinejad si fitues te zgjedhjeve.
Top Channel