Video/ Argjentina i mbijeton “makthit” të Kepit të Gjelbër, fiton mes vuajtjesh në shtesë pas një ndeshjeje të çmendur në Miami Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zjarret masive që prekën vendin tonë ditët e fundit.
Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët ndodhen në terren prej ditësh për të shuar flakët dhe evakuuar banorët.
Kreu i qeverisë, ndërsa i quan kriminelë autorët e zjarrvënieve, thekson se ata duhet të marrin dënimin maksimal për dëmin që kanë shkaktuar.
“Policia e Shtetit ditë natë në këmbë për identifikim dhe kapjen e zjarrvënësve, në një sezon me një rritje të numrit të tyre po edhe me numrin më të madh të kapur nga forcat e rendit
Gjatë muajve qershor – korrik dhe deri më 14 gusht:
Forcat Kombëtare të Sigurisë, “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe forcat operacionale, nën drejtimin e drejtorive vendore dhe Drejtorisë së Përgjithshme, do të vijojnë në terren dhe me ndihmën e teknologjisë do të mundësojnë dorëzimin para drejtësisë të këtyre kriminelëve që meritojnë ndëshkime maksimale”, shkruan Rama.
Top Channel