Irani: Mund te debojme ambasadoret

22/06/2009 14:20

Irani mund te deboje ambasadoret e vendeve europiane  per nderhyrje ne punet e brendshme dhe per qendrimin e mbajtur ndaj protestave antiqeveritare ne Teheran

“Ceshtja e debimit te diplomateve te huaj te akredituar ne Iran, kryesisht te atyre europiane per momentin eshte duke u diskutuar ne parlament dhe une nuk mund te flas pa u marre nje vendim me pare nga anetaret e parlamentit’ – tha zedhenesi i Ministrise se Jashtme iraniane Hassan Qashqavi.

“Ministria e Jashtme ka paraqitur ne nje mbledhje te qeverise nje sere dokumentesh te cilat provojne nderhyrjen para, gjate dhe pas zgjedhjeve te disa vendeve europiane nepermjet tre rrugeve, asaj politike , sherbimit te fshehte dhe medias”- shtoi me tej Qashqavi.

Ministria e Jashtme iraniane ka akuzuar Britanine e Madhe per organizimin e nje komploti kunder zgjedhjeve presidenciale ne Iran qe para dy vjetesh.

Deklarata e ministrise iraniane vjen pas akuzave  kunder mediave britanike dhe amerikane (BBC dhe CNN) per ndermarrjen e sulmeve kibernetike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA