Fushata roze mberrin ne veri

22/06/2009 17:45

Kryetari i PS edi rama i eshte drejtuar serish ne javen  e fundit te fushates zgjedhore veriut te vendit.

Ai u ndal ne qytetin e Lacit ku para mijera mbeshtetesve perseriti thirrjen kryesore te tij, bashkim pertej se majtes dhe se djathtes.

28 qershori, tha kryetari socialist, eshte beteja e Shqiperise qe eshte gjunjezuar nga verferia dhe papunesia.

“Me 28 qershor nuk eshte dita per te menduar per flamujt e partive dhe per ndasite mes njeri-tjetrit. Ketu ne Lac, si socialistet dhe demokratet vuajne nga varferia. 28 qershori eshte dita per te menduar si ta cajme rrethimin e vjeter dhe te bejme nje Shqiperi evropiane”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i PS po premton ne kete fushate jo vetem ndertimin e Shqiperise, por edhe ate te besimit dhe bashkimit.

I bindur ne fitoren e socialisteve me 28 qershor, zoti Rama tha se fitues do te jene qytetaret pavaresisht bindjeve te tyre dhe humbes vetem nje grusht njerezish ne pushtet.

“Me 28 qershor nuk do te humbasin qytetaret e thjeshte dhe te ndershem, por nje grusht pushtetaresh te korruptuar qe kane uzurpuar enderrat dhe shpresat e qytetareve”, ka pohuar Rama.

Kreu i PS tha se me 28 qershor ka vetem dy alternativa: ose peng te politikes se vjeter, ose pjese e politikes se re, qe sic tha ai do t’i jape fund historise 18 vjecare qe e ka lene Shqiperine ne fund te Europes.

“Eshte koha te clirohemi nga paragjykimet, t’i kapercejme hendeqet e hapur nga kjo politike e vjeter. Ne kemi vetem nje flamur, ate te Shqiperise qe do ta ngreme larte e me larte per ta cuar vendin ne Evrope”, ka shtuar Rama.

Shefi i socialisteve beri thirrje per te lene pas paragjykimet dhe flamujt e partive dhe per te ngritur lart flamurin kombetar, ashtu si thote dhe kenga himn e fushates se tij, pertej cdo partie ka vetem nje Shqiperi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA